×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH merr vendim, nga e hëna hiqet ora policiore

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 19:01

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur vendimet e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend.


    Ndër të tjera vendime, Zemaj ka bërë të ditur se nga e hëna në Kosovë do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave (pa kufizime).

    “Nga dita e hënë hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Do të vazhdojmë ta përcjellim situatën epidemiologjike në Kosovë, por lusim qytetarët që t’iu përmbahen rregullave dhe masava mbrojtëse kundër COVID-19. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset dhe gastronomia që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. Çdo shkelje e rregullave cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë.

    Kujtojmë se nga data 25 maj, me vendim të ish-ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia, qytetarëve në Kosovë i’u është mundësuar lëvizja apo qarkullimi 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!