×
  • Lajme
  • Lajme

    MTI krijon trup koordinues të inspektimeve për zbatimin e masave anti-coronavirus

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 15:37

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se ka takuar të gjithë udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar masat për luftimin e përhapjes së pandemisë. 


    Duke e vendosur shëndetin publik si primar, Krasniqi thotë se ka vendosur që të krijojë një trup koordinuese të inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Duke e parë gjendjen e krijuar me pandeminë Covid-19, dhe masat që ne si qeveri kemi fuqizuar që nga dita e djeshme, sot kam takuar të gjithë udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar masat për luftimin e përhapjes së pandemisë.

    Duke e vendosur shëndetin publik si primar, kam vendosur që të krijojmë një trup koordinuese të Inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë.

    Kryesues i kësaj trupe është vendosur të jetë, Lulzim Syla, Kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

    Ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjithë hapat për të mundësuar rritjen e inspektorëve për të zbatuar masat e reja dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

    Si ministër kam kërkuar nga të pranishmit që tashmë janë pjesë e kësaj trupe, që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të koordinuar dhe mobilizuar tërë kapacitetet inspektuese në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik në rend të parë dhe njëkohësisht t’i informojmë edhe bizneset për masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

    Gjithashtu zotohem se do të shikohen mundësitë e pagesave shtesë në kuadër të kodit të veçantë, që e ka ndarë Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2550428761841199&id=1913667695517312&__xts__%5B0%5D=68.ARAaHHD2IPTM_XwXOdjVXdK9XhPNtbBOlu7MBRqZawFzxC6lLxTyCqeXNC9ek3to1v9F8gYTGqn9qrtetBlyQx9CAlTrXKB01_Ghy0NRQiN_iKv6ipm-wFiZNdNzG-0p5fEigp_jMvjcjTVEsyMhHswSl5dBrSKsOcuMyfesBLiyc2AZTaQGnyvgqi8jGy7YiDFSoP7P72_dlMpJ3E8ZteBdcCMOxKpNxd97Xk9gS6LpjqWp6sgDbZiw8E98LKHU5MDDD–yt0ubJ0Nscywn7r8TmBdb2ctg6SuHbbbiJORuv_GrYHDo6iNghyHbJQ4I_cgZzUEGBXWdeeT46lUMvMhI-MFz&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!