Muaji i “sefasë” për punëtorët e institucioneve të shtetit

Muaji maj për punëtorët e institucioneve të shtetit po del të jetë muaj i “sefasë”.


Kjo për shkak që gjatë këtij muaji këta punëtorë do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, ani pse disa prej tyre kanë rënë në ditë vikendi.

Sipas kalendarit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës për vitin 2021, me datë 1 maj e shtunë është Dita Ndërkombëtare e Punës, por që festohet ditën e hënë me 3 maj dhe me datë 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj.

Po, ashtu ditë pushimi do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.

Këto festa zyrtare janë në pajtim me nenin  2 të Ligjit nr. 03/L-064, për festat zyrtare në Republikën  e Kosovës./FrontOnline