×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri për ndejën midis pandemisë: Më kanë thirr me pi kafe do kojshi

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 8:52

    Gazmend Muhaxheri nga LDK ka arsyetuar ndejën e para dy ditëve të tij në një atmosferë festive, mu në kohën kur masat ndaj COVID-19 janë ende aktuale.


    Muhaxheri ka thënë se ka qenë një ndejë private dhe se e kanë thirrur për kafe 4-5 kojshi.

    “Tash s’po du me u arsyetu. Por ajo ka qenë një ndejë private. Kam shpinë atje. Më kanë thirr me pi kafe. Kanë ardh me pi kafe 4-5 kojshi. Nuk është që kemi thy ndonjë rregull. Është veprim privat i imi’’, ka thënë Muhaxhiri në një debat televiziv.

    Në media u shpërnda një fotografi e video ku shihej Muhaxhiri me një grumbull njerëzish duke pirë e festuar me muzikë live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!