×
  • Lajme
  • Lajme

    Multimilioner, por edhe Behgjet Pacolli ankohet për shtrenjtimin e rrymës

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 23:11

    Multimilioneri që njëkohësisht është edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, është ankuar për çmimin e rrymës.

    Pacolli në shkrimin e tij e ka cituar rilindësin e madh të kombit shqiptar, Naim Frashërin.

    “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!”, ka shkruar Pacolli.

    E pikërisht në komentin e këtij shkrimi, ku e ka bashkëngjitur edhe një fotografi të tijën, ka thënë se me këto çmime të energjisë elektrike po duhet të punohet edhe më shumë.

    “Me këto çmime të energjisë elektrike po duhet edhe më shumë të punojmë!”, ka shkruar në koment Pacolli.

    \

    Behgjet Pacolli është një ndër shqiptarët më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar rreth 900 milionë dollarë.

    Qeveria sot ka marrë vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve.

    Sipas njohësve të çështjes, energjia elektrike është shtrenjtuar për 42 për qind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!