×
  • Lajme
  • Lajme

    Mund të ishte në VV për ta analizuar ofertën e LDK-së, por sot pati tjetër obligim Dardan Molliqaj

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 17:47

    Dardan Molliqaj sot do të mund të ishte në zyrat e Vetëvendosjes për ta shqyrtuar ofertën e re dhe përfundimtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për koalicion qeverisës, shkruan Reporteri. Por ish numri dy në VV, ka zgjedhur një rrugë tjetër. Një rrugë që e la jashtë Kuvendit të Kosovës e jashtë mundësisë edhe për të qenë në qeveri.


    Kryetari i Partisë Socialdemokrate megjithatë sot kishte një ditë të ngarkuar, por jo për qeverinë e re. Ai ka takuar përfaqësuesit e degëve të partisë së tij. Janë marrë pak edhe me koalicionin e mundshëm.

    “Sot, në zyrën qendrore të PSD-së, u mbajt mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e degëve, ku u diskutua për situatën politike dhe domosdoshmërinë angazhimit për të jetësuar orientimin e ri politik edhe në rrafshin organizativ. Përkundër një qeverisjeje populiste në ardhje, komunitetet e ndryshme duhet të angazhohen për shoqëri demokratike”, thuhet në një njoftim të tyre.

    Molliqaj ishte një nga njerëzit më të fortë në Vetëvendosje. Si Sekretar ai arriti të sjellë një frymë të fuqishme organizative.

    Pikërisht kur VV-ja u rrit si e para parti, ai dhe 11 të tjerë dolën. Shkaku: Albin Kurti. Në zgjedhje humbën për t’u bërë pjesë e Kuvendit. Disa madje e lanë edhe politikën. Por Molliqaj e të tjerë kanë vendosur të mos ndalen.

    A do të jetë një ditë ai në vendin e Kurtit? /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!