×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungojnë deputetët, ​shtyhet konstituimi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 11:08

    Ka dështuar të mbahet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në të cilin ka qenë në rend dite konstituimi i komisionit.


    Dështimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së kuorumit ku të pranishëm në sallë ishin vetëm pesë deputetë, prej tyre dy nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komunitetet jo shumicë.

    Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu në koordinim me deputetët e pranishëm në sallë, tha se komisioni do të mblidhet përsëri sot në orën 13:00./KSP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!