×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati i thotë opozitës: Është gabim logjik të thoni se janë zbritur pensionet

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:44

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur popullizëm brengën e opozitës sa i përket skemave sociale.


    Ai ka thënë se është gabim logjik nëse thuhet se ka pasur zbritje të pensioneve.

    “Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa”, ka pohuar ai.

    “A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm, për me dëshmu duhet të kthehemi në vitin e kaluar në korrik. Dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë? Shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!