×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Nuk është hera e parë që më është dashtë ta parandaloj futjen e duarve të LDK-së në Trust

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 11:07

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është hera e parë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka tentuar t’i fus duart në Trustin Pensional.


    Në seancë ai ka deklaruar se nuk është hera e parë për të që i është dashur ta parandalojë futjen e duarve të ministrave të LDK-së në Trust, pasi që njëjtë sipas tij kishte ndodhur edhe në vitin 2016, shkruan Reporteri.net.

    “Problemi është se ka premtime, ka pas premtime dhe nuk është hera e parë që ministrat e LDK-së tentojnë me i fut duart në Trust. Nuk është hera e parë që mu personalisht mu ka dasht me dalë edhe me parandalu futjen e duarve në Trust nga ministrat e LDK’së, hera e parë ka qenë në vitin 2016-të”, thotë Murati.

    Deputeti i Vetëvendosjes ka treguar edhe se çka kishte tentuar të bëjë qeveria Mustafa para disa vitesh, duke thënë se ai e kishte kundërshtuar një gjë të tillë.

    “Gjatë procesit të ndryshimit ka pas edhe një tentativë prej Qeverisë Mustafa që 10 % që paguhet në Trust me e modifiku ashtu që punëtori dhe punëdhënësi me vazhdu me pagu 10 % po në Trust me ju dalë vetëm 8 e Qeverisë me i shku dy”, ka thënë Murati. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!