×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati reagon pas njoftimit të Lajçakut: BE-ja, e gatshme të na befasojë me procese që s’përfundojnë kurrë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 21:31

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ironizuar me lajmërimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se takimi i radhës Kosovë-Serbi është shtyer shkaku i koronavirusit.


    “E dëgjova edhe këtë: shtyhet takimi në Bruksel për shkak të Covid-19 paska cicëruar Lajçaku. Krejt kjo ka filluar t’i ngjaj një tragji-komedie”, ka shkruar Murati në Facebook.

    “Tragjike sepse nuk shihet dritë në tunel për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi, posaçërisht për përfundimin e tij me sukses. Krejt procesi është buzë dështimit. Komike, sepse duke mos dashur ta tregojnë të vërtetën, tragjiken po bëjnë groteske”, ka thënë Murati.

    “Në këtë drejtim BE-ja është gjithnjë e gatshme me na befasu me procese që nuk përfundojnë kurrë. E ne jemi nis për njohje e tash na ka dal në rrugë edhe Covidi-19, përkatësisht asociacioni. Politika jonë e humbur me e pa Covid-19. Duke mos ditur as çka don e as çka duhet të kërkojë në dialog. Reaslisht për momentin veç Serbia deri diku e din se çka po do nga ky proces. Dhe maksimalisht po punon që të përfitojë sa më shumë nga këto rrethana”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!