×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Vendimi i Qeverisë së kaluar për shtesa është bërë për fushatë

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 16:36

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se është bërë temë çështja e shtesave dhe disa vendimeve të marra nga ai.


    Murati ka thënë se në vazhdimësi po tentohet të manipulohet publiku se gjoja qeveria i ka ndalur.

    Sipas Muratit, ky vendim ua mundëson pensionistëve që të marrin nga 100 euro, në vend të 90 eurove sa kishin për t’i marrë këtë muaj.

    “U bë temë çështja e shtesave dhe vendimet që u morën në njërën nga mbledhjen e Qeverisë, edhe në vazhdimësi po tentohet me u manipulu publiku por edhe përfituesit se gjoja se Qeveria paska ulë shtesa dhe nuk po ja ndika për një kategori të caktuar. Problemi është që ato shtesa kanë qenë vendim i marrë në fillim të këtij viti në kohë fushate zgjedhore dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars. Pra nuk ka pasë shtesa më tutje.”

    “Kërkesa e ministrit Vitia për personelin shëndetësor ka qenë që të gjejmë në mënyrë me gjithë kufizimet buxhetore ta gjejmë një mënyrë dhe hapësirë që të paktën të sigurojmë edhe për ca kohë vazhdimin e shtesave për personelin shëndetësor dhe kemi marrë vendim, përderisa mbretëron kjo situatë ,vazhdimin e shtesave për ta.”

    “Kemi marrë vendim si Qeveri në muajin e parë për shtesa për personelin shëndetësor, për policinë, për pensionistët të cilët po ashtu po të mos ishte ai vendim do të kishin marrë 90 euro pensionin, e pensionet me aftësi të kufizuara do ti kishin marrë 75 euro. Por këtë muaj për shkak të atij vendimi i kanë marrë nga 100 euro”.

    Murati foli edhe për humbjet që gastronomia pësoi për 12 ditë, në kohën sa këto biznese ishin të mbyllura me vendim të qeverisë, e cila sipas tij, nuk mund të jetë 12 milionë euro.

    “Gjithë këta që po ankohen i kemi pa në qeverisjet e kaluara se çfarë kanë ba. U përmend edhe çështja e masave dhe sepse gjoja ato masa kanë rezultu që disa qytetarë në një fundjavë kanë shku në Shqipëri dhe u përmendën shifra dhjetëra milionëshe gjoja se kemi humb. Nuk po e di se me çfarë matematike i bëni këto llogaritje. Por qarkullimi mujor, pra për tërë muajin në sektorin e gastronomisë është 12 milionë euro. Tash unë nuk e di ka e keni marrë 20 milionë euro për dy ditë, shihet se ka problem me matematikë kjo çështje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!