×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj – Aliut: Me këto paragjykime e hipoteza nuk shkoni kurrkund

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 22:57

    Marrëveshje e fshehur  në SHBA e cila ka tendenca negative për Kosovën ishte përmendur nga kryeministri në largim Albin Kurti, deklaratë kjo që shfaqi mundësinë për prishje të raportit me SHBA, është tema që nxiti në përplasje në mes të deputetit Liburn Aliut, dhe analistit Imer Mushkolajt.


    Mushkolaj në RTV Dukagjini kërkoi nga Aliu ta publikojnë këtë marrëveshje, ku sic thotë Mushkolaj këto janë vetëm paragjykime e hipoteza të kësaj partie.

    “Ku e diti Albini çfarë marrëveshje, ku e diti Albini që marrëveshja është jo e mirë, kush e thirri më së pari Albinin. Je deputet ti duhesh e mbikëqyr këtë send, me këto paragjykime e hipoteza nuk shkoni kurrkund, ku është ajo marrëveshje. Po se ka thirrë kurrkush, jeni mësu më këso spina të lodhëta ju. Mbani këto pallavra, moni kështu, është e dëmshme kjo është budallëk çka po folë “, tha Mushkolaj në debat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!