×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj: Me aksionin te zyrat e OVL të UÇK-së, Gjykata Speciale tregoi se e ka seriozisht

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 21:51

    Analisti Imer Mushkolaj thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve ka shqetësim te qytetarët.


    Mushkolaj ka thënë se nuk ishte hera e parë në Kosovë që ndërkombëtarët bëjnë spektakle me arrestime si ato te zyrat e OVL UÇK-së.

    “Në një far forme janë nevojitur spektakle të tilla, e them kushtimisht, për të treguar se Gjykata Speciale e ka seriozisht”, tha ai në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

    Analisti thotë se Gjykata Speciale e ka për borxh ndaj qytetarëve të Kosovës të tregojë nëse dokumentet e publikuara janë të tyre apo jo.

    Ai thotë se është mjaft shqetësuese publikimi i dokumenteve të tilla pasi aty ka emra njerëzish që janë gjallë dhe jetojnë në mesin tonë.

    “E kuptoj se qëllimi ka qenë diskreditimi i Gjykatës Speciale, por duhet parë cili është më i madh. A është dëmi më i madh nëse do të rrezikohej jeta e një njeriu apo atë që OVL UÇK e quan dëm”.

    Mushkolaj thotë se megjithatë me rrjedhjen e këtyre informacioneve Gjykata Speciale është diskredituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!