×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu ngre alarm: Ushtarët e FSK’së vullnetarisht po demilitarizohen

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 22:53

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se për 10 muaj 70 ushtarë të FSK-së vullnetarisht u larguan nga ky institucion.

    Ajo ka thënë se ministri Mehaj duhet t’i propozojë Kuvendit rritjen e pagave të ushtarëve dhe jo të bëjë ekskursione në Kosovë.

    “Alarm❗️ Për 10-të muaj 70 ushtarë të Kosovës u demilitarizuan, pra vullnetarisht u larguan nga FSK-ja. Pse ka rënë kaq shumë morali i ushtarit??? Ministri i Kosovës në vend qe ti propozojë Kuvendit ngritjen e pagave të ushtarëve, të propozojë pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione, të propozojë të bëhet pagesa e kujdestarisë , që ta ngris moralin e ushtarëve, ai bënë ekskursione nëpër Kosovë dhe ndanë çmime për letërsi”, shkruan ajo.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!