×
  • Lajme
  • Lajme / Skandali i RTK-së

    Musliu: Shefi i AKI-së ma konfirmoi se nuk kanë lidhje me lajmin skandaloz të RTK-së, Prokuroria ta hetojë Rilind Gërvallën

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 18:52

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar shefin e kësaj Agjencie, Petrit Ajetin, për të kërkuar një përgjigje, meqë janë ngritur pretendime se agjencia është përfshirë në skandalin me lajmin e “Slobodna Bosna” që u trasnmetua në RTK.

    Musliu ka thënë se në bazë të përgjigjes zyrtare që ka marrë, Drejtori i AKI-së ka deklaruar se AKI-ja s’është e përfshirë dhe s’ka të bëjë me këtë rast.

    Postimi i plotë i Ganimete Musliut:

    Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së.

    Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Pereskop, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal.

    Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.

    Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!