×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë, nder i veçantë për mua dhe familjen time

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 12:36

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.


    Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Ramën ka biseduar për shumë tema aktuale, por nuk ka treguar saktësisht për cilat.

    Ai e ka falënderuar Ramën që e ka vizituar në Prapashticë, duke e quajtur një shenjë kujdesi dhe nder për të dhe familjen e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa.

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3029959560403594

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!