×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: E papranueshme të fajësohet deri në kërcënim kryetarja e KQZ-së

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 17:07

    Kreu I LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë të padrejta dhe të papranueshme akuzat në drejtim të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.


    Mustafa ka thënë  Aktgjykimi i Kushtetueses në esencë është i çuditshëm, sepse sipa smUstafës, më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës.

    Por, kreu i LDK-së, thotë se fundja, vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.

    “Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.
    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i quditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.
    As neve si LDK, s’na ka pëlqyar. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjëvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare.
    Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë. IM”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!