×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Hoti e ka guximin dhe vendosmërinë për të luftuar krimin e korrupsionin

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 22:42

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se thirrja e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në mekanizma kushtetues e ligjor për të luftuar krimin mund të mos i pëlqej dikujt, por është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, siç e quajti ai Hotin.


    Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se Hoti e ka guximin dhe vendosmërinë për të luftuar krimin e korrupsionin.

    “Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan Hoti.

    I pari i LDK-së tha se Hoti është i pa korruptuar dhe i pa shantazhueshëm.

    “Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikujt, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shkruan Mustafa.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!