×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kurti i dështuar që iku nga pushteti, t’u kërkojë falje qytetarëve dhe Amerikës

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 23:08

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit ku ata demantojnë deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.


    Mustafa ka thënë se ata që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtarë.

    Sipas Mustafës kjo është prova më e mirë që dëshmon se Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
    Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM”, ka shkruar Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!