×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nuk kishte referendum në Podujevë, Kurti është i shkathët në propagandë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 21:24

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Albin Kurti, kur tha të dielën se në Podujevë nuk kishte zgjedhje, por referendum.


    “Kurti është shumë i shkathët në propagandë, këtë e shtjellon mjaft mirë. Referendumi me dalje 40% nuk ka, referendum në kohë pandemie nuk ka. Referendum është kur del shumica e popullsisë”, tha Mustafa në Klan Kosova.

    “Atij i nevojitet që këtë ta thotë të bëj fushatë për zgjedhjet e reja”.

    Megjithatë, Mustafa e ka pranuar se nuk kanë punuar mjaftueshëm për t’i fituar zgjedhjet në Llap.

    “Me pas qenë një mandate katër vjeçar, angazhimi i krejt LDK do të ishte ndryshe. Edhe ne këtu duhet të marrim mend prej kësaj pune”.

    Pavarësisht kësaj, i pari i LDK-së ka thënë se ai dhe partia që udhëheqë janë të gatshëm për zgjedhje.

    “Ne qëndrojmë ballë Albin Kurtit dhe jemi të gatshëm të garojmë. Në asnjë rast nuk i frikësohemi zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!