×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa pas verdiktit të Kushtetueses: U vërtetua se drejtësia e Kosovës po funksionon

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 23:26

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një lidhje direkte për Dukagjinin ka folur lidhur verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.


    Ai është shprehur se ky verdikt ka dëshmuar se shteti i Kosovës dhe drejtësia e Kosovës po funksionon.

    “Unë mendoj se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka dëshmuar edhe njëherë se shteti i Kosovës dhe drejtësia e Kosovës po funksionon. Ne si LDK gjithmonë kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa marrë parasysh a na ka pëlqyer ose jo, por jemi pajtuar se kjo gjykatë e ndanë drejtësinë sa i përket çështjeve themelore dhe fundamentale të Kosovës. Gjykata Kushtetuese është treguar shumë e kujdesshme”, tha ai.

    Më tutje Mustafa tha se vendimi iu takon të gjitha subjekteve politike dhe se beson se të gjitha do të jenë pjesë e implementimit të tij.

    “Ky është vendim që iu takon të gjitha subjekteve politike sepse të gjitha mund të jenë pjesë e implementimit të këtij vendimi dhe besoj se ky vendim do të zbatohet dhe se është në dobi të forcimit të demokracisë”, tha Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!