×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa për marrëveshjen e Ohrit: Kosova s’ka përfituar asgjë sa i përket dialogut

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 23:26
    Isa Mustafa

    Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka komentuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që u arrit të shtunën, në Ohër.

    Sipas Mustafës, kjo marrëveshje nuk ia siguron Kosovës njohjen, për çka tha ka qenë objektiv i dialogut me Serbinë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Ujdia ka një porosi të qartë të paqes se assesi nuk është zgjidhje e statusit të Kosovës me njohje reciproke ashtu siç kemi qenë duke shkuar përpara në dialog me Serbinë. Dokumenti krijon një shpresë që mund të kemi një shpresë dhe paqe në rajon që është i domosdoshëm, por dokumenti fare s’na ka çu përpara”, deklaroi Mustafa në Kanal 10.

    Ai deklaroi se nga kjo ujdi, Kosova s’ka përfituar asgjë.

    “Me këtë marrëveshje është evituar rreziku për destabilizim të veriut, por Kosova s’ka përfituar asgjë sa i përket nevojave të saj për dialog, por ai është shtyer edhe për 7-8 vjet tjera”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!