×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Si LDK kemi vendosur ta rrëzojmë qeverinë Kurti

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 19:49

    Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar se partia e tij do të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e të cilës është.


    Këtë Mustafa e ka deklaruar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të LDK-së, si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga Ministria e Brendshme.

    “Sot ka ndodhur një veprim i papritur, po ashtu i paparalajmëruar nga Kryeministri, duke shkarkuar një ministër të LDK-së… Nuk ka ndodhë fare që të konsultohet me mua. Por është një veprim arbitrar, krejt i panevojshëm, në këtë situatë që po përballemi me virusin që ka kapluar edhe vendin tonë”, tha ai para mediave, shkruan Reporteri.net.

    “Është një veprim që tregon se zotëri Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne. Kemi vendosur që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti”, njoftoi i pari i LDK-së.

    Ai ka përmendur si arsyeje për dalje nga koalicioni me VV-në edhe rrezikun për prishje të marrëdhënieve me SHBA-të, për shkak të mos heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!