×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se Kurti e shkarkoi vetën

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 22:10

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK’ja nuk e shkarkoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, por se Kurti e shkarkoi vetën.


    Mustafa tha se Kurti veproi ashtu sepse shkaktoi probleme me SHBA’në dhe Evropën.

    “Ne nuk e shkarkuam atë, por Kurti e shkarkoi vetën sepse krijoj probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Evropën”, është shprehur Mustafa.

    “Kishim probleme brenda bashkëqeverisjes”.

    “Ai gaboi sepse ne jemi parti institucionale, me përvojë të gjatë të qeverisjes. Ne në asnjë moment ne nuk dëshirojmë të kemi partneritet me dikën që sillet ashtu”, thotë Mustafa.

    Ai tha se LDK’ja nuk e ka ditur që Kurti do t’i prishë marrëdhëniet me Amerikën.

    “E kemi ditë, por kur e bën marrëveshjen duhet të sillesh sipas marrëveshjes, ne nuk e kemi ditë që Kurti nuk do të bashkëpunoj me Amerikën, nuk e kemi ditë që ShBA do t’i ndërprerjë programet e saj ne Kosovë”, është shprehur Mustafa në RTV 21.

    “Ne ja kemi fale Kurtit cka ka bërë ma herët, mua kanë ardhë të ma kallin shpinë, më kanë sulmu, prapë ua kemi fjalë”, shtoi Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!