×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se me dialogun do të udhëheq Hoti dhe jo Thaçi

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 20:52

    I pari i LDK’së Isa Mustafa thotë se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës.


    Kjo gjë sipas tij është e qartë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Sa i përket dialogut unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheq presidenti dhe se në dialog sfidohet presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

    “Ndërkaq presidentit i takon hisja e dialogu gjithashtu sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se qeveria drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin e vendit. Përgjegjësinë për dialogun edhe në programin qeverisës i cili është përgatit me partnerët e kësaj qeverie do ta merr qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.

    Edhe Hoti, i cili nesër pret të votohet si kryeministër në Kuvend, thotë se është i gatshëm të udhëheq dialogun.

    “Dialogu udhëhiqet nga qeveria dhe nga kryeministri”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!