×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Votuesi i LDK-së nuk e voton Vjosa Osmanin në listën e Vetëvendosjes

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 23:36

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se votuesi i kësaj partie nuk do ta votojë Vjosa Osmanin brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.


    “Votuesi i LDK është tradicional. Voton brenda listës së LDK. Votuesi i LDK-së nuk e përcjellë një individ në një parti tjetër. Nuk e shoh që votuesi i LDK-së do ta përcjellë zonjën Osmani në listën e VV-së”, tha ai në Politiko të Kanal 10.

    Vjosa Osmani në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në nëtor të vitit 2019, ishte kandidate për kryeministre.

    Osmani u shkarkua nga LDK pas mosmarrëveshjeve dhe prishjes së koalicionit LDK-VV.

    Vjosa Osmani dhe iniciativa e saj ‘Guxo” do të garojnë brenda listës së Vetëvendosjes dhe është nominuar si kandidate për presidente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!