Myslimanë e të krishterë zbukurojnë për fundvit fshatin Vugovë të Gjakovës

Për nder të festave të fundvitit, fshati Vugovë i Komunës së Gjakovës është zbukuruar me drita festive.

Vugova mori një pamje krejtësisht tjetër, falë qytetarëve myslimanë e të krishterë, që kontribuuan në dekorimin e fshatit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Prifti i fshatit, Frat Anton Ndue, falënderoi të rinjtë që morën iniciativën.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm, sidomos për mu, që qe disa vite shërbej në këtë vend. Por mund të them se i falënderoj shumë rininë sepse iniciativa ishte e tyre”, u shpreh ai për TV Syri.

Ndërkaq, edhe vetë qytetarët u shprehën të kënaqur me punën që është bërë. /Reporteri.net/.