×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e VV’së aludoi se Bekë Berisha i infektuar me Covid ishte në i pranishëm në Kuvend, e demanton Daut Haradinaj

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 12:19

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, në fillim të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet Pakoja a Rimëkëmbjes Ekonomike, pretendoi se në sallë ka edhe deputetë që janë të infektuar me COVID-19. Por, ajo u demantua nga Daut Haradinaj i AAK’së, që zbuloi edhe se Nagavci po aludonte në deputetin Bekë Berisha.


    Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, prezantoi edhe dokumentin mjekësorë që tregon se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ në testin e fundit të tij për Coronavirus.

    “Është me certifikatë të mjekut se ka rezultuar negativ”, tha Haradinaj në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, Nagavci sqaroi se informacioni asaj i kishte ardhur pasi vetë Bekë Berisha kishte njoftuar kolegët e tij se do të mungojë në një komision parlamentar duke pretenduar se është i infektuar me Covid-19

    Nagavci, e cila është duke e udhëhequr seancën e sotme, para fillimit të saj ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për një konsultim të shkurtër, pasi sipas saj ka njoftime nga disa deputetë, se deputetë të caktuar të cilët kanë njoftuar se nuk mund të marrin pjesë nëpër komisione pasi janë të prekur me Covid, para katër – pesë ditësh, janë të pranishëm në këtë seancë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Ndryshe, në Kuvend është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike në lexim të dytë.

    Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka kaluar në lexim të parë në tentimin e shtatë, ndërkohë që për votim në lexim të dytë, Qeveria ka marrë edhe përkrahjen e PDK-së, duke pranuar kushtet e saj, ndaj edhe votimi pritet të kryhet sot. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!