×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Fetahu ua shpalos programin e tij qytetarëve të Podujevës

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 23:17

    Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës,
    Naim Fetahu, ka treguar se ku do të fokusohet programi i tij me të cilin synon që t’i fitojë zgjedhjet e 15 marsit.


    Unë i siguroi qytetarët se nuk do të ketë hakmarrje siç po ndodh aktualisht në sektorin e arsimit. Megjithatë do t’i ndëshkojë ata që nuk e kryejnë punën si duhet, pa dallime partiake”, është shprehur Fetahu.

    Ai ka thënë se programi i tij do të fokusohet në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe diasporën.

    Programi im do të fokusohet në mbështetjen e bizneseve të vogla, krijimin e vendeve të reja të punës, rikthimin e atyre që e kanë lëshuar Podujevën, brenga jonë më e madhe është diaspora

    Gjendjen e Komunës së Podujevës, Fetahu e quajti të patolerueshme.

    Është e patolerueshme gjendja e Komunës sonë, unë premtoj se do ta ndryshojë këtë gjendje nga 15 tetori. Nuk mund të pajtojë me gjendjen në të cilën është Podujeva”, shtoi Fetahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!