×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Tërnava i lumtur që xhemati do t’i kthehet shtëpisë së Zotit

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 18:23

    Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, në konferencë për media ku u konfirmua lehtësimi i masave u shpreh i lumtur që besimtarët do të mund të kryejnë ritet fetare në shtëpitë e Zotit.


    Ai ka përgëzuar qytetarët për kulturën e treguar dhe bashkëpunimin në vazhdimësi, përkundër gjendjen që ishte, dhe përkundër që ishte muaji i shenjt i Ramazanit.

    “Për ruajtjen e shëndetit na ka mësuar Zoti, Kurani, pejgamberi i fundit. Unë edhe në këto ditë feste e lus Zotin që në radhë të parë mjekët tanë t’i shpërblej dhe më bjen mirë që Kosova sot mund të radhitet në mesin e shteteve që kanë pasur efekt masat. Unë shpresoj që masat të përfillen shpresoj që as sonte të mos kemi raste, të hapen çerdhet , te hapën shkollat”, tha Ternava. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!