×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Rugova vazhdon akuzat ndaj Isa Mustafës: Po krijon klane në LDK

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 9:40

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës në prag të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.


    Në një shkrim në Facebook, Rugova e ka quajtur Isa Mustafën kryetar të klaneve.

    Ai ka thënë tutje, se nga ajo që po e sheh, ka frikë se Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën, pra krijimin e klaneve në Lidhjen Demokratike.

    “Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka thënë Rugova.

    LDK-ja do t’i mbajë zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin zgjedhor që është vendosur tashmë se do të mbahet me datë 14 mars.

    Tashmë janë disa persona që kanë shfaqur pretendimet e tyre për këtë pozitë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!