×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: EULEX nuk na konsideron njerëz

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 16:21

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka folur para gazetarëve rreth arrestimit dhe dërgimit në Hagë të kryetarit të kësaj organizate Hynsi Gucati dhe bastisjeve në zyrat e tyre, shkruan Reporteri.net.


    Haradinaj ka thënë se kjo bastisje i shtynë të mendojnë se në Kosovë nuk ka shtet, nuk ka parlament dhe as Kushtetutë.

    “Unë mbrrina para një gjysmë orë isha në mbledhje. Unë nuk e njoh këtë gjykatë. Ne nuk njohim këtë gjykatë. Kjo ditë troket në të gjitha dyert e qytetarëve të Kosovës dhe na bën të mendojmë a kemi shtet?. A kemi parlament? A kemi kushtetutë? A ka të drejtë të hyjë dikush në dhomë të fjetjesa në zyrë pa trokitur. EULEX nuk na konsideron njerëz. Nuk na respekton”, tha Haradinaj para gazetarëve.

    Ai ka shtuar se kjo Gjykatë nuk është e Kosovë edhe se OVL e UÇk-së nuk e njeh.

    Haradinaj ka thënë se është duke e pritur avokatin. Ai ka thënë se nuk do të rezistojë edhe nëse kërkohet arrestimi i tij, por se nuk e njeh këtë Gjykatë.

    “Në Kosovë është ba vështirë. Nuk ka akuzë më të rëndë organeve që e përfaqësojnë një ushtri nuk i ka ba askush. Sa të jetojmë ne jemi kundër kësaj gjykate”, shtoi Haradinaj.

    Ai ka thënë se Gjykata Speciale është dashur t’I ruaj arkivat e veta sepse ata nuk ua kanë marrë dosjet.

    “Ne me dhunë nuk ja kemi marrë. Koha doi të tregojë se kush ka të drejtë. Lirinë do ta fitojmë atëherë kur asnjë i huaj nuk do të ndërhyjë në drejtësinë tonë”, shtoi Haradinaj.

    “Mua më ka thirrë kryertari dhe më tha që po ërkojnë këta me qenë edhe ti. Pa kanë ti këti mi nënshkry si nënkryetar nuk bën. Unë gjykatave nuk I përgjigjem. Le më areestojnë. Asnjë rezistencë nuk kemi me ba por nuk do ta pranojmë”. Tha ai.

    Ai ka thënë se nuk ka nevojë për rezistencë por se e gjitha bota do të qesh me ata që thonë se në Kosovë ka shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!