×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj i thotë Speciales: Jam padrejtësisht këtu, dënomëni 500 milionë vjet por nuk ju njoh

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:56

    Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Naim Haradinaj i ka thënë Prokurorit të Speciluzar se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se është padrejtësisht aty.


    “Nuk e kam njohur dhe nuk e njoh këtë gjykatë, jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit. Kemi 150 mijë nënshkrime që jemi kundër kësaj gjykate, e faqezitë deputetë për poste e rroga të veta e kanë sjell popullin këtu, me arrestuar edhe pas skadimit të afatit”

    “Jam padrejtësisht këtu, keni thy Kushtetutën dhe ligjin e vendit, keni thy të drejtën e mendimit të lirë edhe dënomeni 500 milionë vjet, nuk muj ma hekni mu as njerëzve që mendojnë si unë”

    “Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 15 vjeçare nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, luftojmë dhe kemi luftu për të drejtën themelore minimale”, ka thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

     

    Kësaj deklarate, gjyqtari i është përgjigjur se do të ketë kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha çështje të ngritura.

    Lidhur me paraburgimin e tij, gjyqtari ka thënë se pret që prokuroria të dorëzojë aktakuzën sa më shpejt të jetë e mundur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!