Nasim Haradinaj-Konjufcës: Do të nxjerrë nga gropa që e hape për mua

Mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, në seancë të jashtëzakonshme u votua mocioni i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.


E sot, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Nasim Haradinaj ka komentuar këto zhvillime politike, duke përmendur sidomos Ministrin në largim të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Haradinaj ka ka përdorur thënien e urtë popullore “Kur mundohesh t’ia bësh gropën dikujt, bie vet në të”.

Krejt këtë ai e thotë për Konjufcën.

Por megjithëkëtë siç ka shkruar Haradinaj në profilin e tij ‘facebook’, ai i ndihmon të dobëtit e në këtë rast do ta ndihmoj edhe Konjufcën ta dalë nga kjo gropë.

Postimi i Haradinajt:

Kur mundohesh m’ia bo dikujt gropën, bjen vet në të !

Glauk Konjufca a po e sheh more burr, se pikërisht atyre të cilëve ti iu prine për m’e m’a ndalu dhe denu fjalën e lirë, ta bonen gropën e madhe prapa shpinës sa të dinosaurit.

Po qysh dite mor burr m’e bo aq mirë bashkë dhe kundër meje krejt llumin e AAK-së, LDK-së, PDK-së, Srpska Listes, 6 plusit dhe dreqit e të birit, e nuk dite m’i bo bashk kundër Vuçiqit.

Përveç Shukri Klinakut dhe Zafirit që nuk t’u bashkangjiten krejt të tjerët arrite m’i bind për me m’u vërsul si hienat e me m’akuzu për anti amerikanizëm veç pse e pata kritiku ni ambasador amator.

E tash pikërisht këta njerëz me ndihmën e të cilëve ma hape gropen të futen në gropën që e hape për mua…!

Mirëpo unë jam i mëshirshëm ndaj të dobëtit, prandaj do të mundohem me t’nxjerr me dorën time prej gropës që ma hape mua.

Dhe kur të ngritesh në këmbë, t’u kisha lut si vëllait m’u mësu m’e pas qëndrim vertikal gjatë ecjës përpara, sepse gjithkujt i ndodh mu rrëzu në gropen që ia ka hap tjetrit, por veç budalles i ndodh me përsërit të njëjtin gabim dy herë.