×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: Nuk mbrojmë as Thaçin e as Haradinajn, ne mbrojmë të gjithë anëtarët e OVL të UÇK-së

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 12:12

    Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se organizata e tyre nuk mbron emra të përveçëm por të gjithë anëtarët.


    “Na nuk mbrojmë as Hashim Thaçin e as Ramush Haradinaj, na mbrojmë të gjithë anëtarët”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.

    Ai tha se personi që ka sjellë dosjet e reja ju ka thënë se herën tjetër do të sjell CV, e jo dosje.

    “Asnjë sen që vjen nuk do ta mbajmë të fshehur, çdo gjë që vjen që demanton ato aktakuza ne do t’i publikojmë. E dinë edhe organet e tyre (Speciales) që janë ardhur me i marrë materialet, po i ftojmë edhe ata me i vërtetu. Nuk janë origjinale (dosjet), por janë kopje të origjinalit”, tha ai.

    Haradinaj tha se pa ardhur avokati i tyre Tomë Gashi nuk i japin dosjet e reja të Speciales.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!