×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj përfundon dëshminë në Speciale

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 11:01

    Ka përfunduar dëshminë në Speciale, ish nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Në seancën e sotme, Haradinaj është pyetur nëse do të bënte sërish publike rreth dokumentet që kanë dalë prej dosjeve të cilat sipas ZPS-së ishin konfidenciale.

    Ish-nënkryetari i OVL-së ka ka thënë se këto dokumente pas një kohe mund të mos jenë në interes të publikut, derisa ka përsëritur se asnjëherë nuk do të publikonte të dhënat e dëshmitarëve.

    “Asnjëherë, në asnjë çast nuk ka publikuar dhe as nuk kam fotografuar asgjë”.

    “Unë prandaj thashë edh e prokurorit kur më pyeti a do t’i bëni publike, unë nuk e di a janë këto çështje më interes publik, por nëse është interes publik është detyrë e çdo qytetari ta bëjë. Mbas dy viteve unë nuk besoj që këto gjëra janë interes publik. Në asnjë mënyrë nuk do t’i kisha nxjerrë të dhënat e dëshmitarëve. Për ne ka qenë në interes publik vetëm me tregu çka na ka ardhë, jo çka ka në dokumente”, ka thënë Haradinaj.

    Seanca është duke vazhduar me dëshminë ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!