×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO kërkon zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Ohrit

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 23:23
    Jens Stoltenberg dhe Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.

    NATO edhe njëherë tjetër ka përforcuar qëndrimin e vet se e përkrah marrëveshjen e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se pas arritjes së marrëveshjes, fokusi duhet të jetë te zbatimi i shpejtë dhe i plotë i saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “E mirëpres marrëveshjen dhe gjëja e rëndësishme tani është zbatimi i plotë, zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe natyrisht, ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Aleatët e NATO-s dhe NATO-ja ofron mbështetje politike. Ne kemi qenë në kontakt të afërt me BE-në por edhe me Prishtinën dhe Beogradin”, ka deklaruar Stoltenberg para gazetarëve.

    “Dhe natyrisht, ne mbështesim përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes rreth 4000 trupave të misionit tonë të KFOR-it në Kosovë, të cilët janë kyçë në lehtësimin dhe mbështetjen e një procesi politik”, tha tutje.

    “Pra, mbështesim marrëveshjen. Mesazhi është se ajo duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt nga të dyja palët”, theksoi Stoltenberg.

    Kujtojmë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në Bruksel, më 27 shkurt, ndërsa më vonë edhe u dakordua për aneksin e implementimit të saj, më 18 mars në Ohër.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, iu ka kërkuar ShBA-ve dhe BE-së që të gjejnë mekanizma për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, nisur me pretekstin se ende nuk është e tillë pasi nuk është nënshkruar zyrtarisht.

    Mirëpo, sipas ShBA-ve, marrëveshja e arrirë është e detyrueshme në çdo aspekt dhe se (mos)nënshkrimi i saj nuk është çështje problematike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!