×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen 81 persona, nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 11:02

    Policia e Kosovës ka ndaluar 81 persona në 24 orët e fundit në disa nga komunat e Kosovës, për mosveprim ndaj dispozitave shëndetësore gjatë situatës me koronavirus.


    Sipas policisë arsyeja e ndaljes së shumicës prej tyre është mosrespektimi i orarit të lëvizjes së lejuar nga ora 6:00-17:00.

    Ata kishin dalë pa ndonjë arsye në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve.

    Kryesisht rastet e shënuara janë në komunën e Prishtinës dhe atë të Gjakovës.

    Në kryeqytet janë iniciuar 13 raste, ku janë arrestuar 35 persona. Ndërsa në Gjakovë janë iniciuar 9 raste, ku janë arrestuar 31 persona.

    Autoritetet përkatëse kanë vendosur orë policore e cila fillon nga ora 17:00 dhe përfundon në ora 06:00 të mëngjesit. Ky vendim është marrë si masë preventive kundër përhapjes së Coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!