×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndanë shtesa vetëm për sektorin publik, deputetja e LDK’së-Qeverisë: Pabarazi e plotë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 18:24

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e shtesave për muajin janar për punëtorët e sektorit publik.

    Ajo në Facebook ka shkruar se duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit.

    “Pabarazi e plotë. Jo rastësisht edhe sot vazhdojnë të largohen qytetarët nga vendi, të zhgënjyer me punën e keqe të kësaj qeverie”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë:

    Qasja shtypëse e Qeverisë Kurti me sektorin privat!

    Qeveria Kurti paska vendosur të ndaj shtesa sërish për punonjësit e sektorit publik, duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit.

    Pabarazi e plotë. Jo rastësisht edhe sot vazhdojnë të largohen qytetarët nga vendi, të zhgënjyer me punën e keqe të kësaj qeverie.

    Se sektori privat është problem i kësaj qeverie, u pa edhe qasja denigruese ndaj mediave, duke i lënë në pritje të panevojshme, më pas dalin dhe i akuzojnë se nuk e paskan vendosur në rend të parë interesin publik.

    Të paaftë në qeverisje. Fundin e keni afër!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!