×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndejat në oda shtojnë numrin e të prekurve me Coronavirus në Malishevë

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 21:24

    Ndejat nëpër odat shqiptare janë traditë e vjetër. Por ky zakon nuk po harrohet as në këtë kohë, kur qëndrimi në grup po konsiderohet i rrezikshëm.


    E një mbledhi e tillë, thuhet që është arsyeja që banorët e fshatit Banjë të komunës së Malishevës patën kontakt me personat që rezultuan pozitiv me virusin Covid-19.

    Këtë e konfirmoi edhe vet kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

    Begaj thotë që apeli i tyre ka qenë gjithmonë që masat e marra nga IKSHPK-ja të respektohen.

    Ndërsa tutje tregon edhe për gjendjen e të infektuarve.

    Ndërkohë fshati Banjë tash e disa ditë është izoluar.

    Në mesin e të prekurve në komunën e Malishevës ka edhe fëmijë, duke filluar nga një vjeç, tre, gjashtë e të tjerë.

    Ndryshe, Dega e Nismës në Malishevë ka reaguar ndaj nivelit qendror. Sipas tyre, qeveria në detyrë po e injoron komunën me më të prekur nga Covid-19.

    Gjatë ditës së hënë, nga kjo komunë rezultuan 17 persona pozitiv me koronavirus, në mesin e tyre edhe dy punëtorë shëndetësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!