×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpriten kërkimet për mësuesin që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 13:57

    Janë ndërprerë kërkimet për personin i cili dyshohet se gjatë ditës së djeshme është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.


    Nga Policia Rajonale e Gjakovës bëjnë të ditur se kërkimi u ndërpre shkaku i kushteve atmosferike, shkruan Reporteri.net.

    “Pas vëzhgimit të terenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë nderpre kerkimet, me arsyetim kushtet e pamundeshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Per vazhdimin e ketij operacioni do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Personi në fjalë është mësues rreth të 50-tave nga fshati Sapniq i Rahovecit dhe është vërejtur nga një kalimtar i rastit kur ka kërcyer nga ura.

    “Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes”, ka thënë të hënën Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Gjakovës për Reporterin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!