×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-gazetari Rrok Berisha, për të cilin u bë thirrje për ta vrarë në 1999

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 16:57

    Ish-gazetari dhe publicisti Rrok Berisha, personi aq fort i përfolur si njeriu për të cilin është bërë thirrje për ta vrarë në 99-tën, ka ndërruar jetë të mërkurën.


    Kështu ka bërë të ditur djali i tij Ylber Berisha, duke postuar një fotografi me babain me mbishkrim:

    “Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmon❤ do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, ditë më parë, Shefqet Kabashi, ka pohuar se i është dhënë urdhër nga pjesëtarë të UÇK-së, për ta vrarë Rrok Berishën. Por, të cilin urdhër, Kabashi, kishte hezituar që ta zbatonte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!