×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtesa e Qeverisë bëhet ngjyrë portokalli, kundër dhunës ndaj grave

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 19:26

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti mori pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.


    “Është obligim i yni institucional dhe njerëzor që t’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat e shtetit dhe të shoqërisë për të mbrojtur gruan dhe për ta ndihmuar atë, për t’u fuqizuar në shoqëri. Me të gjitha elementet shtetërore, përmes organeve të rendit e të ligjit duhet të jemi shumë efikas në rastet e dhunës ndaj grave ‘’, theksoi kryeministri Hoti.

    I shoqëruar nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ambasadorja e Norvegjisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Kryeministri Hoti tha se me pjesëmarrjen në këto aktivitete po tregojmë përkushtimin e Qeverisë për të rritur vetëdijen e qytetarëve për këtë fenomen i cili duhet të çrrënjoset përfundimisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!