×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihmës Sekretari amerikan: Serbia dhe Kosova të kthehen në tryezën e bisedimeve

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 23:30

    Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, ka deklaruar se vazhdimi i dialogut është rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje përfundimtare.


    Ai theksoi se palët nuk duhet të presin nga të tjerët që të vendosin për ta.

    “Serbia dhe Kosova duhet të kthehen në tryezën e negociatave. Kam kaluar shumë kohë në atë tryezë me ta. Mendoj se vullneti i mirë egziston tek të dyja palët, për të ardhur deri tek zgjidhja dhe të arrihet më shumë qëndrueshmëri dhe ardhmëri për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Reeker për Zërin e Amerikës.

    Duke folur për mundësinë e angazhimit më të madh të Shteteve të Bashkuara, Ambasadori Reeker tha se Prishtina dhe Beogradi nuk duhet të presin që të tjerët të kryejnë detyrat në emër të tyre.

    “Shtetet e Bashkuar janë të gatshme të angazhohen. Në fakt unë po bisedoja me sekretarin Pompeo rreth kësaj, në mëngjes. Dëshirojmë të shohim lëvizje atje, por puna është se ne nuk mund ta bëjmë atë për ju. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin së bashku të kthehen në tryezën e dialogut”, shtoi ai.

    Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrim mësim nga marrëveshja e arritur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!