×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari gjysmë i zhveshur hipte mbi vetura në Pejë, arrestohet nga policia

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 19:39

    Një i ri është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Pejë, pasi kishte shqetësuar qytetarët, duke u ngjitur mbi automjetet e tyre gjysmë i zhveshur.


    I dyshuari këto veprime i kishte bërë në afërsi të stacionit policor në Pejë, ku edhe intervenimi i policisë ka qenë i shpejt.

    Driton Rugova, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës ka konfirmuar rastin në fjalë për Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, një person ka bërë sjellje të pahijshme në publik, duke u zhveshur, dhe i njëjti ka tentuar të dëmtoi veturat”, ka deklaruar ai.

    Rugova thotë se personi në fjalë është arrestuar nga po vazhdojnë procedurat e mëtejme ndaj tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!