×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë edhe kjo: I këputet rryma Komunës së Preshevës për mospagesë

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 13:54

    Në komunë të Preshevës gjithçka mund të ndodhë. Skandali i ditës së sotme është se administratës komunale  në Preshevë i është ndërprerë energjia elektrike.


    Sipas burime të PreshevaPRESS, energjia elektrike është ndërprerë sot në mengjes për shkak të mos pagesës apo obligimeve që ka Komuna e Preshevës ndaj EPS, e kjo e fundit është detyruar që të bëjë çkyqjen e energjisë elektrike.

    Në oborrin e komunës shihen edhe punëtorët e administratës duke qëndruar pasi që çkyqja e energjisë elektike ia ka pamundësuar vazhdimin e punës ku qytetarëve ia pamundëson kryerjen e shërbimeve të tyre.

    Mësohet se obligimi i Komunës së Preshevës ndaj EPS është 2.240.080,00 din, ndërsa vërejtja e fundit që ju ka dërguar komunës është 1.380.000,00 din.

    Ndërsa komuna e Preshevës pagesën e fundit e ka kryer në janar të këtij viti me vlerë prej 5.400.000,00 din.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!