×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët s’e ndalin qejfin, 13 mijë veta nisen për ta kaluar fundjavën në Shqipëri

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 16:01

    Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me Covid, qytetarët nga Kosova vazhdojnë t’i drejtohen Shqipërisë për të kaluar fundjavën dhe për të shijuar ditët me diell.


    Sipas raportimeve, dita e sotme në Pikën Kufitare të Morinës ka shënuar një fluks të madh qytetarësh dhe mjetesh, respektivisht në Shqipëri kanë hyrë 2500 makina dhe rreth 13 mijë qytetarë, ndërkohë drejt Kosovës kanë ikur 1120 automjete me rreth 8900 qytetarë.

    Policia kufitare kanë punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me nga 7 sportele, por sërish pati radhë të gjata automjetesh.

    Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka ende asnjë kusht për qytetarët që vijnë nga vendet shumë të prekura nga Covid, Kosova ka një rregullore, sipas së cilës shtetasit që hyjnë nga 17 shtete me risk të lartë duhet të ketë tampon negativ të bërë në 72 orët e fundit.

    Për Kosovën, shtete me risk të lartë janë disa vende të BE, si Gjermania, Italia dhe Franca dhe vende të rajonit, përjashto Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!