×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon lista e kandidatëve, Valbon Krasniqi kthehet në garë për drejtor të SHSKUK-së

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:30

    Është ndryshuar lista e kandidatëve që i plotësojnë kriteret në konkursin për drejtor të SHSKUK-së.


    Sektori i Burimeve Njerëzore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për ndryshimet në listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për t’i hyrë garës për drejtor të përgjithshëm të këtij institucioni.

    Në këtë listë është pranuar edhe Valbon Krasniqi, i cili fillimisht u la jashtë me arsyetimin se nuk i ka plotësuar kriteret. Burime të Gazetës Shneta kanë njoftuar se bëhej fjalë për kriterin e përvojës menaxheriale.

    “Valbon Krasniqi nuk ka pas dëshmi për përvojën menaxheriale 5 vjeçare në institucionet shëndetësore. Ai ka ofruar disa dokumente për përvojë në një ordinancë dhe një organizatë ndërkombëtare, por nuk e di nëse do t’i pranohen”, ka treguar ky burim.

    Por duket se Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK i ka pranuar këto dokumente të Krasniqit, pasi ka publikuar njoftimin se Krasniqi, i cili ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, është futur në listën e kandidatëve.

    Në këtë listë janë edhe Saudin Maliqi, ish-këshilltar i ministrit Armend Zemaj; Gani Halilaj, ish-kandidat për deputet nga PDK; Driton Ukmata, ish-këshilltar i Basri Sejdiut i zgjedhur në kohën e Uran Ismajlit; Basri Lenjani, ish-kandidat për deputet nga AAK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!