×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon moti, priten reshje shiu e shkarkime rrufeshë

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 8:12

    Pas temperaturave të larta në Kosovë, moti pritet të pësoj ndryshime.


    Veç rrezeve të diellit Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

    Në disa vende mund të bie edhe breshër.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

    “Pas këtyre temperaturave të larta të cilat mbretëruan mbi vendin tonë, moti do të pësoj ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik. Përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër. Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta duke krijuar një mot me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!