×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 21 vjetorin e vrasjes, familja e Rexhep Lucit ende në kërkim të drejtësisë për të

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 20:42

    Kompleksi banesor tek ‘Kurrizi’ në lagjen Dardania, është ndër më të njohurit e më të vjetrit në kryeqytet.


    Ai u ndërtua në kohën sa arkitekti, Rexhep Luci, drejtonte Ndërmarrjen Publike Banesore.

    Në fakt, ai kishte një plan edhe më të gjerë urbanistik për Prishtinën, që synonte ta finalizonte sa ishte në krye të drejtorisë së Departamentit të Planifikimit Hapësinor në komunë.

    Por, arkitekti u vra më 11 shtator të vitit 2000 në hyrjen e banesës së tij, me 6 plumba në shpinë.

    Kështu, “Vizioni për Prishtinën”, që përmbante shumë pika i mbeti në gjysmë.

    Familja Luci nuk pranoi të flasë para kamerës, por i thanë televizionit se kërkojnë drejtësi për të familjarin e tyre të vrarë 21 vjet më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!